Sot miqësorja me Katarin, si do të rreshtohen kuqezinjtë

9 November 2022, 14:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot miqësorja me Katarin, si do të rreshtohen kuqezinjtë
Foto ilustruese

Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet që të luajë kundër Katarit me skemën 3-5-2.

Ky konsiderohet një test i rëndësishëm nga trajneri Edi Reja dhe mundësi nga futbollistët e grumbulluar, për të siguruar në vazhdim të tjera ftesa për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Në portë pritet që ta nisë portieri i Egnatias Alen Sherri, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Hakaj, Turkaj dhe Janku.

Në mesfushë Reja pritet që t’i besojë Gurishtës, Ujkës, Hadrojit, Kallakut dhe Rrapajt.

Futbollistii Tiranës Kallaku është edhe lojtari më më shumë prezenca në kombëtare nga grupi, 6 të tilla

Ndërsa në sulm do të luajë dyshja e Partizanit, Cara- Skuka, që së bashku në 11 javë kanë shënuar 6 gola në kampionatin shqiptar të futbollit.

Për sfidën e parë miqësore të nëntorit, gjendja në kombëtare është mjaft e mirë.

Futbollistët kryen seancën e fundit stërvitore në mbasditen e së martës, ku morën pjesë të gjithë lojtarët.

Edhe mesfushori Ardit Deliu, i cili pati shqetësime muskulore në ditën e parë, është stërvitur rregullisht me grupin.


Video