Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, reagon Andrea Ndoj: Ja përse e mora këtë vendim

8 November 2022, 18:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, reagon Andrea Ndoj: Ja
Andrea Ndoj,

Mesfushori 19-vjeçar me origjinë shkodrane, Andrea Ndoj, i cili aktivizohet me Olimpiakosin, ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare për të luajtur me Greqinë.

Ky lajm duket se është më se i vërtetë, pasi dhe vetë mesfushori ka zgjedhur që të reagojë. Ai thotë se e sheh futbollin si profesion dhe se në Greqi hodhi hapat e para të futbollit.

“Po, do të luaj për Greqinë, sepse këtu linda, këtu hodha hapat e para të futbollit dhe këtu kam shokët e mi, me të cilët shpresojmë të luajmë për përfaqësuesen e Greqisë. Shqipëria është vendi i prindërve të mi dhe si rrjedhojë unë e respektoj dhe e dua atë vend. Por futbollin unë e kuptoj ndryshe edhe e shikoj si profesion dhe jo si luftë. Unë besoj se futbolli bashkon njerëz e lidh ura lidhëse edhe miqësi e jo ndarje. Prandaj unë, me sa mundem do të mundohem për këtë. Akuza ndaj federatës? Jo asnjëherë. Unë nuk kam folur asgjë, por edhe nuk mbaj përgjegjësi se çfarë shkruan njëri apo tjetri, pasi nuk kam edhe nuk kam pasur kohë për biseda të tilla”, u shpreh Ndoj për “Futboll Spektakël”.


Video