Përdh*noi SHQIPTAREN në Itali, merret vendimi: Robinho do të burgoset në Brazil!

21 Mars 2024, 15:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-futbollisti i Milanit, Robinho, do të vuajë dënimin prej 9 vitesh burg për përdhunim në grup në Brazil sipas një vendimi të gjykatës supreme atje.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 22 Janar 2013 teksa braziliani luante për Milanin.

Së bashku me 5 persona të tjerë, ata përdhunuan një shqiptare në një klub nate.

Italia kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Robinho-n, por ky i fundit i kishte shpëtuar qelisë pasi qëndronte së fundmi në atdhe, në Sao Paulo.

Kushtetuta e Brazilit nuk lejon që shteti të ekstradojë qytetarët e saj, pala italiane kishte bërë kërkesë që ish-futbollisti ta vuante dënimin në Brazil.

Për këtë arsye 9 nga 15 gjyqtarët në Gjykatën Superiore të Drejtësisë Brazil pranuan këtë kërkesë dhe votuan pro që Robinho të vuajë dënimin në atdhe duke formuar shumicën e thjeshtë të mjaftueshme për të vendosur fatin e ish-futbollistit.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare ata nuk u shprehën nëse lojtari është i fajshëm apo i pafajshëm, por vetëm nëse duhet ta vuajë dënimin në Brazil. E kështu, siç raporton Globo, Robinho duhet të burgoset menjëherë.

Robinho u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës shqiptare që në Nëntor të vitit 2017. Por teksa vitet kalonin braziliani nuk u ekstradua dot. E kështu drejtësia italiane kërkoi vetë që ai ta vuajë dënimin në atdheun e tij.

Video