E bujshme/ Juventus interesohet për Mario Mitajn, do ta vëzhgojnë në ndeshjen Shqipëri-Kili

20 Mars 2024, 12:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mario Mitaj

Miqësorja që do të luhet në Itali me Kilin do të jetë një mundësi mjaft e mirë për futbollistët e kombëtares shqiptare. Sytë e skautëve të klubeve italiane, menaxherëve apo edhe drejtorëve sportivë të ekipeve të ndryshme do të jenë pikërisht në këtë sfidë.

E përditshmja italiane Tuttosport raporton se të premten në mbrëmje në Enio Tardini të Parmës do të ketë përfaqësues të Juventusit, të cilët do të vëzhgojnë mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj.

Në artikull shkruhet se ish-trajneri i kombëtares, Edy Reja ka shprehur konsideratë për lojtarin të cilin e hodhi në fushë më 31 Mars 2021 në ndeshjen ndaj San Marino, kur Mitaj ishte pak më shumë se 17 vjeç.

Mitaj favorizohet pasi ka një pasaportë të dyfishtë, ai ka lindur në Athinë dhe ka përfaqësuar Greqinë deri në moshën 16-vjeçare.

Profili i mbrojtësit të krahut të majtë është mjaft i vlerësuar. Fakti që një pjesë e mirë e kombëtares shqiptare luan në Itali ka rritur interesimin ndaj tij. Mario Mitaj luan me Lokomotivën e Moskës. Klubi nga kryeqyteti rus pagoi 3 milionë euro për të në verën e vitit 2022 për ta marrë nga Aek Athens.

Video