Ditë zie në futbollin italian, ndërron jetë drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës

19 Mars 2024, 16:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joe Barone

Ka ndërruar jetë menaxheri i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone. Lajmin e trishtë e bën të ditur klubi italian në faqen e internetit.

Barone, i cili nesër do të mbushte 58-vjeç, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv kardiokirurgjik të spitalit San Raffaele në Milano pasi u ndje i sëmurë pasditen e së dielës së kaluar, ndërsa ishte në Bergamo për ndeshjen e Fiorentinës kundër Atalantës, e cila më pas u shty. Gjendja e tij u shfaq menjëherë shumë e rëndë.

"Me hidhërim të thellë dhe trishtim të madh Fiorentina konfirmon humbjen e një prej figurave të saj, një person që ka shënuar historinë e fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone ndërroi jetë sot në spitalin San Raffaele në Milano pasi u sëmur papritur të dielën.

Rocco Commisso dhe familja e tij, Daniele Pradè, Nicolas Burdisso, Alessandro Ferrari, Vincenzo Italiano, Cristiano Biraghi dhe të gjithë të lidhur me Fiorentinën janë plotësisht të shkatërruar nga humbja e tmerrshme e një njeriu që tregoi profesionalizëm të madh dhe dha zemër e shpirt për këto ngjyra. Ishte nje mik i çmuar qe qendronte gjithmone i forte ne momentet me te lumtura dhe mbi te gjitha me te veshtira.

E gjithë bota Viola i dërgon ngushëllimet e saj të përzemërta gruas së Giuseppe Camilla, fëmijëve të tij dhe gjithë familjes Barone gjatë kësaj kohe pikëllimi të madh", njofton klubi i Fiorentinës.

Video