Napoli asfalton Interin dhe merr kryesimin në Serinë A

25 Tetor 2025, 20:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anguissa i dha goditjen perfundimtare

Seria A ka një kryesues të ri. Napoli ka marrë vendin e parë, pasi mposhti 3-1 Interin, në supersfidën e javës së tetë.

Në stadiumin “Maradona” pritej një ndeshje e luftuar dhe ashtu rezultoi. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, pas golit të shënuar nga De Bruyne në minutën e 33-të me penallti.

Në fraksionin e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe McTominay në minutën e 54-t. Vetëm pesë minuta më vonë, Calhanoglu ngushtoi diferencat me penallti.

Megjithatë goditjen përfundimtare Interit ia dha Anguissa, i cili realizoi të tretin në minutën e 66-të.

Kjo fitore e ngjit Napolin në krye me 18 pikë, ndërsa Interi zbret i katërti me 15 pikë.


Video