"Jep dorëheqjen, nëse s’e bën dot", denoncimi në VoxNews ndaj dr...
13 Maj, 16:51Fokus
Luka Modric ka mbyllur para kohe sezonin me Milanin pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë ndeshjes kundër Juventusit.
Ekzaminimet mjekësore konfirmuan një frakturë në kockën e mollëzës së majtë, e shkaktuar nga një përplasje e fortë me Manuel Locatellin.
Mesfushori kroat pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar dëmtimin. Mediat kroate raportojnë se 40-vjeçari do të humbasë katër javët e fundit të kampionatit italian, duke e lënë ekipin e Allegrit pa një lider në mesfushë.
Megjithatë, pjesëmarrja e tij në Botëror nuk duket të jetë në rrezik. Për të luajtur me kombëtaren e Kroacisë në turneun e verës, Modric do të duhet të përdorë një maskë të posaçme mbrojtëse në fytyrë.