Tirana triumfon me përmbysje në derbin përballë Partizanit (dhe shpëton nga rënia një kategori më poshtë, për momentin)

25 Prill 2026, 21:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tirana ka triumfuar me përmbysje me shifrat  2-1 në derbin e mbrëmjes së sotme përballë Partizanit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Partizanit, që gjeti rrugën e rrjetës me Hjumën në minutën e 22-të. Në 45-minutëshin e dytë Tirana përmbysi gjithçka duke shënuar fillimisht me Kreshiç dhe më pas Alvarez vulosi shifrat në minutën e 84 të ndeshjes.

Një fitore e rëndësishme për "bardheblutë" për objektivin e mbijetesës.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 3 pikë më shumë se Bylysi dhe Vora, dhe 6 më shumë se Flamurtari në fund të renditjes.

Ndërkaq “të kuqtë” mbeten në vendin e 5-të të klasifikimit, me 45 pikë, po aq sa Dinamo.   


Video