Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mbi 3,000 tifozë të Romës kanë dalë në aeroport për të pritur Romelu Lukakun.
Sulmuesi belg ka mbërritur sot nga Brukseli, nën masa të shuma sigurie.
Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës janë planifikuar për nesër, ndërsa të premten do të bëhet prezantimi në Olimpico.
Mourinho e pret me ankth, do të jetë hera e tretë që do ta stërvitë në karrierën e tij: e para ishte te Chelsea në sezonin 2013/14, por vetëm për katër ndeshje dhe e dyta për Manchester United për një sezon në të cilin Big Rom shënoi 27 gola në 51 paraqitje.
Me Lukakun dhe Dybalën, Roma tashmë shpreson të kapë zonën e Champions League.