Interi merr fitoren e dytë në Serie A, arrin Milan e Napoli në krye. Asnjë gjurmë nga Asllani

28 August 2023, 23:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Interi merr fitoren e dytë në Serie A, arrin Milan e Napoli në
Dumfries dhe Martinez

Interi ka mposhtur 0-2 Cagliarin në transfertë duke marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Serie A.

Skuadra e Izaghit dominoi totalisht pjesën e parë duke realizuar edhe dy golat me Dumfries dhe Martinez. Ndërkohë, në pjesën e dytë Interi lëshoi shumë terren, por arriti të mbronte rezultatin duke mos pësuar gol nga transferta në Cagliari.

Inter mban hapin e Milan dhe Napolit duke bindur në çdo profil.

Po ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë sfidë, edhe pse ndaj një kundërshtari që sapo është ngjitur në Serie A dhe rezultati i pjesës së parë ishte 2-0 në favor të zikaltërve, Inzaghi nuk e ka aktivizuar për asnjë minutë Asllanin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare vijon të ngroh stolin që prej nisjes së sezonit të vitit të kaluar ndërsa minutat e aktivizimit kanë qenë tejet të pakta. Mbetet për t’u parë në tre ditët e fundit të merkatos nëse Asllani do të qëndrojë te Interi apo do të huazohet në një tjetër skuadër.

Më pas, ai do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, e cila do të luajë në Çeki më 7 shtator dhe me Poloninë më 10 shtator në Air Albania.


Video