Pablo Zabaleta, njeri prej asistentëve të Sylvinhos, është bërë edhe një herë tjetër viral në rrjetet sociale, pa bërë asgjë të keqe. Ka mjaftuar një ngatërrim nga BBC, që Zabaleta, i angazhuar tashmë me kombëtaren shqiptare të kthehet shumë shpejt në personazhin e ditës.
Në një kronikë që prestigjiozja i ka kushtuar Luis Rubialesit në lidhje me puthjen që ai i dha futbollistes, Xheni Hermozo, gjithçka dukej në rregull me përjashtim të videos. BBC ka përdorur një video të ish-futbollistit të Mançester Sitit, teksa ky gabim është bërë menjëherë viral në rrjet, ku nuk kanë munguar as memet e shumta.
Vetë “BBC” e ka kuptuar më pas këtë gabim dhe ka qenë vetë zëdhënësi i BBC që shprehet se ishte vetëm një gabim dhe që është rregulluar. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Zabaleta bëhet viral duke qenë se pak kohë më parë, në “wikipedia” ai prezantohej si një yll i futbollit e gjithashtu i pornografisë.
