Lojërat Olimpike Dimërore, skiatori shqiptar nuk arrin të mbyll garën, del nga pista

13 February 2022, 11:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lojërat Olimpike Dimërore, skiatori shqiptar nuk arrin të mbyll
Deni Xhepa në Lojërat Olimpike Dimërore

Gara e të vetmit përfaqësues të Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore Deni Xhepës nuk ka shkuar siç duhet.  Skiatori 18-vjeçar, i cili u nis i 59 nga 89 sportistë nuk arriti ta mbyllte garën në ‘Slalomin Gjigand’ në Kinë doli nga pista në një kthesë të fortë.

Trajneri i tij shprehet se shkak është bërë moti i keq.

“Janë kushte ekstreme. Deri dje koha ishte shumë e mirë, pista shumë e mirë, ndërsa kjo që ndodhi sot ishte e paparashikuar. Në fillim u mendua për ta anuluar garën, por megjithatë teknikët vendosën ta vazhdojnë. U eliminuan sportistë më të mirë se sa Deni. Sigurisht edhe ata që ishin pretendent sepse është një kthesë shumë teknike,”-u shpreh Sildi Xhepa, trajner i Deni Xhepës.

 “Ishte duke shkuar mirë, por tani kështu është sporti. Është si ruletë ruse,”-deklaroi Deni Xhepa, skiator.

Deni Xhepa nuk e mbyll këtu rrugëtimin e tij në Lojrat Olimpike të Dimrit, pasi me datë 16 shkurt do garojë në ‘Sllallom’.


Video