Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Juventus e përmbush me sukses misionin: mund Sassuolon 2-1, por me sa shumë lodhje!
Dhe ndeshjen e ka zgjidhur sërish Dusan Vlahovic, lojtari që i mungonte Juventusit në fazën e parë. Sulmuesi serb shënoi golin e dytë radhazi me fanellën bardhezi, duke i dhuruar “Zonjës së Vjetër” biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Dybala kaloi i pari në avantazh vendasit, që në minutën e tretë të ndeshjes, por Traore barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Kur përballja dukej se do të shkonte në shtesë, Vlahovic shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri, që në gjysmëfinale do të ndeshet me Fiorentinën, që nga ana e saj mundi 3-2 Atalantën, në transfertë.