Broja gol dhe spektakël në shtëpinë e Contes: Southampton përmbys Tottenham

9 February 2022, 23:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Broja gol dhe spektakël në shtëpinë e Contes: Southampton

Southampton përmbysi në Londër Tottenhamin e Antonio Contes dhe Armando Broja shënoi sërish. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vazhdon momentin e tij të jashtëzakonshëm, duke luajtur një ndeshje spektakolare, ku ishte njeriu që shpartalloi mbrojtjen e Spurs, një detaj jo pa rëndësi, duke qenë se flitet për një nga pikat më të forta të skuadrave të Contes.

Broja në këtë mënyrë ka lënë pas dëmtimin që pësoi në FA Cup dhe është kthyer me gol në Premier League, duke ndihmuar Southampton të triumfojë me përmbysje 3-2 me shkodranin që shënoi golin e barazimit provizor 1-1 në transfertën ndaj Tottenham.

Një autogol i dha avantazhin Tottenham, por Broja tregoi veten si një sulmues tipik, me një devijim intuitiv në zonë. 20-vjeçari ishte një panik konstant për prapavijën e Spurs, por Lloris ia doli ta mbante larg golit dhe kur Son shënoi golin e dytë për skuadrën e Contes, protestat e Saints ishin të forta, sepse aksioni nisi me një faull evident ndaj Brojës.

Dramatike ishte finalja e ndeshjes, me Southampton që përmbysi sfidën me golat e Eljonusi dhe Adams brenda dy minutash, për të siguruar një fitore spektakolare 3-2 në Londër.


Video