Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç: Lojë jo e bukur, por kishim fat

10 February 2022, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:

Vllaznia ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa shkodranët mposhtën në stadiumin Loro Boriçi Flamurtarin me rezultatin 1-0 (ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Vllaznisë 1-2).

Golin vendimtar në këtë sfidë e shënoi Zinedin Mustedanagic, i cili mund të konsiderohet edhe si njeriu i Kupës për kuqeblutë duke qenë se për të ishte goli numër gjashtë në këtë kompeticion.

Pas fitores, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç tha se pavarësisht lojës jo të mirë sot ka rëndësi rezultati.

“E rëndësishme është që u kualifikuam, pavarësisht lojës jo shumë të mirë, synimi ynë ishte kualifikimi, ndoshta kishim dhe shumë fat”, tha ai.

Tekniku shtoi se sa i përket lojtarëve që luajtën sot do ua bëj në një ditë tjetër analizën.

“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm përsa i përket analizës së lojtarëve,pasi edhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë. Duhet të jemi të fokusuar te ndeshja e radhës dhe më pas do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme”.

Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:

Ndërsa duke folur për takimin e kampionatit që do të ketë të dielën ndaj Teutës, trajneri i shkodranëve u shpreh se janë në formë të mirë dhe për atë përballje do kenë edhe mbështetjen e tifozëve.

“Përpara përballjes me Laçin kemi pasur një përmirësim shumë të madhe edhe pse takimin me Laçin nuk arritëm ta fitojmë. Takimi i radhës me Teutën do të jetë një takim që do të kemi shumë mbështetjen e tifozëve tanë dhe besoj se do të dalim mirë”, përfundoi Thomas Brdariç.

Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:Vllaznia pret biletën për në gjysmëfinale. Brdariç:



Video