"Ekipi është i vetëdijshëm për forcën që ka", Pioli: Milani dëshiron të kthehet në nivelet më të larta

12 February 2022, 11:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ekipi është i vetëdijshëm për forcën që
Stefano Pioli

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka dalë para mediave dhe ka folur në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sampdorias. Sigurisht që pyetjet për teknikun italian kanë qenë të shumta, duke nisur nga rinovimi me Theo Hernandez, te situata e Kessia, golat e Giroud dhe jo vetëm.

“Rinovimi i Theo Hernandez? Është një shenjë e mrekullueshme e një klubi që ka vizion për të tashmen dhe të ardhmen. Rinovimi i Theo është një shenjë e rëndësishme për të gjithë mjedisin. Është e qartë që Milani dëshiron të kthehet në nivelet më të larta”.

“Milani i vërtetë u kthye në 20 minutat e fundit të derbi? Pesimizmi nuk ka hyrë kurrë në Milanello. Ne gjithmonë kemi punuar shumë. Forca e këtij grupi është të qëndrojë i bashkuar në vështirësi. Jemi të kënaqur me dy ndeshjet e fundit, por fokusi kryesor është te dueli i nesërm”.

“Formacioni? Ideja ime është të fus në fushë skuadrën më të mirë, por mund të ndodhë që të mos jetë e njëjta me atë të së mërkurës. Mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së lojtarëve dhe të kundërshtarit që kemi përballë”.

“Giroud shënon në San Siro vetëm? Është një rastësi. Tani ai është fizikisht dhe mendërisht mirë, por e rëndësishme është që skuadra të vazhdojë të ofrojë futboll sulmues që të rrisë edhe cilësinë e sulmuesve. Sa i takon Ibrahimovic, ai ende po punon veçmas, atij i duhen edhe disa ditë”.

 

 


Video