Liverpool mposht Interin, Barcelona fiton me përmbysje, Atalanta bën surprizën ndaj Chelsea-t

9 Dhjetor 2025, 23:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liverpool mposht Interin

Liverpool fitoi 1-0 ndaj Interit, në supersfidën e mbrëmjes. Golin e vetëm e shënoi mesfushori Szoboszlai në minutat e fundit me penallti.

Atalanta bëri surprizën ndaj Chelsea, duke triumfuar 2-1 në shtëpi me përmbysje.

Me të njëjtin rezultat ia doli edhe Barcelona ndaj Eintracht Frankfurt. Gjermanët kaluan të parët në avantazh, por katalanasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Marseille dhe Atletico Madrid fituan 2-3 në transfertë, respektivisht ndaj Royale Union SG dhe PSV.

Fitore e pastër 3-0 për Tottenham ndaj Slavia Prague, ndërsa Monaco mundi minimalisht Galatasaray-n.

REZULTATET

Atalanta-Chelsea 2-1

Barcelona-Frankfurt 2-1

Inter-Liverpool 0-1

Monaco-Galatasaray 1-0

PSV-Atletico Madrid 2-3

Royale Union SG-Marseille 2-3

Tottenham-Slavia Prague 3-0


Video