Champions League/ Bayern Munich triumfon me përmbysje ndaj Sporting Lisbonës

9 Dhjetor 2025, 21:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern Munich

Bayern Munich triumfoi 3-1 ndaj Sporting Lisbona, në duelin e vlefshëm për raundin e gjashtë në Ligën e Kampioneve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dytë ishte një tjetër historik. Portugezët kaluan në avantazh në minutën e 54-t, pas autogolit të Kimmich.

Megjithatë reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 65-të, Gnabry barazoi shifrat, ndërsa Karl përmbysi rezultatin katër minuta më vonë.

Jonathan Tah vulosi fitoren në minutën e 77-të, me golin e tretë. Bayern me këtë fitore, ngjitet në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Arsenali kryesues.

Më herët, Olympiacos triumfoi 0-1 në transfertë ndaj Kairat Almaty.


Video