Muçi i pandalshëm, shënon dopietë dhe i jep fitoren Trabzonsporit

7 Dhjetor 2025, 20:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një moment të artë. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar sërish në Superligën e Turqisë.

Në minutën e 46-të, Muçi i dha avantazhin 1-0 Trabzonspor ndaj Goztepe në transfertë. Pas një pasimi të marrë në zonë, shqiptari u ndal fillimisht nga portieri, por në vazhdim të aksionit, ia doli të shënojë. 

Në minutën e 76' Muçi ka gjetur sërish rrjetën pas një aksioni në zonë duke dyfishuar shifrat dhe shënuar golin e tij të pestë në Superligën turke.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit, por nëse vazhdon me këtë formë, ftesa duket e pashmangshme për muajin mars.


Video