Gara për titull në Premier League, është bërë spektakolare pas ndeshjeve të javës së 15-të.
Manchester City përfitoi maksimalisht nga humbja e Arsenalit dhe triumfoi pastër 3-0 ndaj Sundeland në shtëpi.
Golat e Dias, Gvardiol e Foden, i dhanë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Guardiolës. “Qytetarët” ngjiten në vendin e dytë me 31 pikë, dy më pak se Arsenali kryesues. Sunderland mban vendin e shtatë me 23 pikë.
Chelsea zhgënjeu totalisht, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Bournemouth në transfertë. Blutë mbajnë vendin e katërt me 25 pikë.
Skuadra tjetër londineze, Tottenham triumfoi 2-0 ndaj Brentford. Burnley u mposht 2-1 nga Newcastle, në një sfidë ku luajti si titullar Armando Broja.
Në duelin tjetër, Everton triumfoi 3-0 ndaj Nottingham.