Thellohet SKANDALI, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar ...
15 Janar, 23:33Fokus
Interi ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Comos, në duelin e javës së 14-të në Serinë A.
Zikaltërit e drejtuar nga Cristian Chivu, treguan forcën e tyre, ndaj një kundërshtari të vështirë, që ka qenë surprizë deri tani.
Lautaro Martinez zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Interi shënoi edhe tre herë të tjera, me Thuram, Calhanoglu dhe Carlos Augusto, për të marrë një fitore të rëndësishme.
Me këtë sukses, zikaltërit marrin kryesimin me 30 pikë, në pritje të rivalëve. Como mban vendin e gjashtë me 24 pikë.