
James Rodrigues po kërkon rikthimin në skenën e madhe të futbollit europian, pas një aventure pa shumë emocione në Katar.
Kolumbiani është objektiv i dy skuadrave në Serinë A, që po shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit me të pas përfundimit të kontratës në fund të këtij sezoni.
Roma e Jose Mourinhos është njëra prej tyre. Trajneri portugez e njeh lojtarin dhe karakteristikat e tij duke qenë se e ka stërvitur te Reali i Madridit. Sipas mediave sportive italiane, Mou po e kërkon për të zëvendësuar Mkhitarian, sepse rendimenti i armenit në fushë ka rënë ndjeshëm për shkak të moshës.
Skuadra tjetër e interesuar për të është Fiorentina. Te kjo e fundit kolumbiani do të kishte të sigurtë vendin e titullarit, por jo edhe aq të sigurtë pjesëmarrjen në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, një objektiv që kolumbiani ia ka vendosur vetes për rikthimin në Europë.