Gianluigi Buffon pëson golin më qesharak në karrierë (Video)

26 April 2022, 11:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gianluigi Buffon pëson golin më qesharak në karrierë (Video)
Në foto: Portieri Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka pësuar golin më të turpshëm të karrierës së tij, për të cilin është fajtori i vetëm. Mbrëmë, skuadra e tij u mposht  nga Perugia me rezultatin 2-1, që është një triumf i rëndësishëm për vendësit në luftën për play-off-et për të hyrë në Serinë A.

Perugia në fund të fundit mund të falënderoj Buffonin, i cili i dha golin e dytë në ndeshjen e mbrëmshme. Portieri i njohur nuk ndaloi siç duhet një top të kthyer pas nga shokët e skuadrës. Buffon u përpoq të arrinte para sulmuesit, por kjo nuk ishte e mundur, kështu që Marco Oliveiri shënoi gol për 2-0.

 


Video