Ibrahimovic parakalon Tottin dhe vendos rekordin unik në Itali

25 April 2022, 17:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ibrahimovic parakalon Tottin dhe vendos rekordin unik në Itali
Ibrahimovic kunder Lazios

Milan fitoi me përmbysje ndaj Lazios dhe vazhdon të kryesojë kampionatin italian.

Kuqezinjtë e Piolit fituan falë golave të Oliver Giroud dhe Sandro Tonalit për të siguruar një trepikësh të rëndësishëm në kryeqytetin italian.

Zlatan Ibrahimovic dhuroi asistin e golit të fitores në minutat shtesë, duke vendosur një rekord unik në futbollin italian.

Me pasimin për Tonalin, bomberi suedez ka regjistruar asistin më të vjetër në Serie A në moshën 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

Ibra parakaloi Francesco Tottin, legjendën e Romës. Ish-kapiteni i verdhekuqve ishte 40 vjeç, 4 muaj dhe 23 ditë kur jepte asist për Radja Nainggolan në suksesin 4-1 ndaj Torinos (19 shkurt, 2017).

 


Video