Supermarketi Chelsea, Reali ‘zhvat’ yllin e parë nga londinezët

26 April 2022, 16:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Supermarketi Chelsea, Reali ‘zhvat’ yllin e parë nga

Real Madrid ka rënë dakord dhe ka nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Të dielën, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel tha se Rudiger nuk kishte arritur të binte dakord për një marrëveshje të re me londinezët.

Rudiger, i cili gjithashtu ka folur me Bayern Munich, iu ofrua një kontratë me vlerë më shumë se 250 mijë euro në javë për të qëndruar te Chelsea.

29-vjeçari pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare në Bernabeu, ndërsa testimet mjekësore pritet që do të zhvillohen në Londër brenda pak ditëve.

Real Madrid fillimisht kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Rudiger, por kërkesat financiare u reduktuan nga lojtari

Rudiger, i cili iu bashkua Chelsea për 40 mln euro nga Roma në 2017, ka luajtur pothuajse 200 ndeshje, duke shënuar 12 herë. Ai ka fituar Champions League, Europa League, Kupën e Botës për Klube dhe FA Cup në Stamford Bridge.

Mbrojtësi ishte objektiv edhe i Juventusit.


Video