Italia dërgon Anglinë në Ligën B, Hungaria bën surprizën me Gjermaninë

23 Shtator 2022, 23:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Italia

Pas finales së Europianit, Italia ka mposhtur sërish Anglinë. Axurrët fituan 1-0 në San Siro, duke bërë që “Tre Luanët” të luajnë edicionin e ardhshëm të Nations League në Ligën B.

Raspadori ishte autori i golit të vetëm të takimit për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini, që renditet në vendin e dytë të Grupit 3, me 8 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria bëri surprizën duke mundur Gjermaninë në transfertë, me rezultatin 1-0, duke mbajtur kështu kryesimin e këtij grupi, me 10 pikë.

Video