Tifozët goditën me shishe Carën, Disiplina dënon Kukësin

23 September 2022, 12:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët goditën me shishe Carën, Disiplina dënon
Futbollisti Tedi Cara

Fitorja e Partizanit ndaj Kukësit në Kukës Arena la shije të hidhur në kampin e kuq por edhe më gjerë. Gjatë festimit të golit të Tedi Carës, një tifoz që është identifikuar nga policia vendore goditi lojtarin me shishe uji me akull.

Goditja rezultoi e rëndë për Carën që u detyrua të shkojë me urgjencë në spital.

Komisioni i disiplinës ka marrë në këto momente vendimin për masaën ndëshkimore për rastin në fjalë.

Kukësi detyrohet të luajë 4 ndeshjet e ardhshme në stadiumin e saj me dyer të mbyllura dhe gjithashtu një gjobë prej 100 mijë lekësh të reja. Ndërkohë mësohen edhe vendimet e tjera per javën e fundit në futbolli shqiptar.

1. KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

2. KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.


Video