VIDEO/ Dalin momentet e fundit para vdekjes të Emiljano Salës, telefonata e pilotit: Do vesh jelekun e shpëtimit, avioni i pasigurtë

21 Shtator 2022, 19:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Emiliano Sala

Tre vjet më parë, bota u trondit nga aksidenti tragjik me avion që i mori jetën Emiliano Sala, atëherë sulmuesi i Nantes që kishte nënshkruar me Cardiff.

Së fundmi, BBC ka publikuar momentet e fundit të jetës së lojtarit argjentinas, përpara se të niste udhëtimin fatal, më 21 janar 2019. Përveç kësaj, u publikua edhe një telefonatë e pilotit David Ibbotson, me një koleg të tij.

“Ata më besuan mua për të marrë një lojtar për Cardiff, ata do të paguajnë 20 milionë euro për të. Shkova në një avion të pasigurt. Jelekun e shpëtimit e mbaj zakonisht nën sedilje, por nesër do ta vesh”,- tha ai një ditë më pare, por shqetësimet vazhduan po atë ditë: “Unë po fluturoj mbi Kanalin Anglez dhe dëgjova një zhurmë, nuk e kuptoj se ishte. Shqyrtova gjithçka, më dukej mirë, vazhdova të fluturoja. Ky aeroplan duhet të kthehet në hangar, nuk është i besueshëm”.

Kujtohet se avioni u ngrit nga Franca në orën 19.15 dhe në orën 20.12 humbi kontaktin me kullën e kontrollit, duke u përplasur në det me një shpejtësi, të vlerësuar prej 434 km/h. Trupi i futbollistit u gjet vetëm dy javë pas aksidentit, ndërsa piloti David Ibbotson nuk u gjet kurrë dhe vendndodhja e mbetjeve nuk dihet.

Më vonë doli se Cardiff kishte blerë një biletë për një fluturim, që nisej nga Parisi.  Megjithatë, Emiliano Sala përfundoi duke qëndruar në Nantes, për t’i thënë lamtumirë Wille McKay, ndërmjetësi i transferimit. Kështu ai përfundoi në një fluturim privat me David Henderson, një pilot që ia kaloi shërbimin David Ibbotson, i cili nuk kishte patentë piloti profesionist.

Video