Interi turpërohet edhe në “San Siro” nga Bodo/Glimt dhe i jep lamtumirën Champions-it

24 Shkurt 2026, 23:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Interi turpërohet edhe në ndeshjen e kthimit nga Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me 2, duke u eliminuar nga Champions League.

Mesa duket nuk e kishte fajin bari i fushës sintetike, në duelin e parë të zhvilluar në Norvegji, pasi skuadra modeste e Bodo Glimtit arriti një kualifikim historik mëse të merituar, duke i dhënë leksion futbolli zikaltërve të Christian Chivu, në mes të “San Siros”.

Ish-futbollisti i Milanit, Hauge dhe Evjen ishin autorët e golave për Bodo Glimt, ndërkohë që golin e vetëm për Interin e shënoi Bastoni.

Me këtë kualifikim debutuesit norvegjezë e shohin veten mes 16 skuadrave më të mira të Champions-it në këtë edicion, ndërkohë që për Interin mbetet vetëm Seria A dhe Kupa e Italisë.

Në takimet e tjera, Newcastle siguroi kualifikimin pas një fitoreje 3-2 ndaj Qarabag dhe rezultati i përgjithshëm 9-2.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen u mjaftua me një barazim pa gola ndaj Olympiacos, duke kaluar më tej falë triumfit 2-0 në ndeshjen e parë.


Video