Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas vetëm 3 ditësh (VIDEO)

24 Shkurt 2026, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një histori që nisi si një skenë filmash në fushën e futbollit, ka përfunduar me një surprizë të hidhur për futbollistin nga Kosta Rika, Derrickson Quiros.

Vetëm tre ditë pasi i propozoi për martesë partneres së tij në stadium, përpara mijëra tifozëve të ekipit Xelajú në Guatemalë, lojtari ka njoftuar fundin e fejesës dhe të lidhjes së tyre.

Quiros u bë viral në rrjetet sociale kur u ul në gjunjë në mes të fushës dhe mori një “PO” që u shoqërua me duartrokitje dhe puthje, por lumturia zgjati vetëm 72 orë.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, futbollisti konfirmoi ndarjen, duke kërkuar respekt për privatësinë e tij dhe duke theksuar se tashmë do të përqendrohet tërësisht te karriera e tij profesionale dhe zhvillimi personal.

Quiros u shpreh se kjo ishte një situatë e vështirë personale, por zgjodhi ta menaxhojë me pjekuri, pa dhënë detaje mbi arsyet që çuan në këtë kthesë drastike të ngjarjeve.

 


Video