Inter rikthehet te fitorja, Milan ndalet nga Sassuolo, Dybala shënon dy golat e parë me Romën

30 August 2022, 23:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inter rikthehet te fitorja, Milan ndalet nga Sassuolo, Dybala shënon dy
Inter

Inter rikthehet te fitorja ashtu si Roma në një ndeshje që e mbylli që në pjesën e parë ndaj Cremoneses në "San Siro".

Zikaltërit iu falën Lautaro Martinez, Correas dhe Barrellas me një supergol për të thyer debutuesit.

3 pikë dhe fitore 3-1 për skuadrën e Inzaghit që kalon një test "antipastë" përpara derbit të Milanos.

Në përballjen derbi në distancë, Milani barazoi pa gola kundër Sassuolos.

Fitore regjistroi dhe Roma 3-0 ndaj Monzas me dygolësh të Dybalas dhe Ibanez.


Video