Henri zbulon pas më shumë se 20 vitesh: Nga Juventusi u largova prej Moggi-t

30 August 2022, 21:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Henri zbulon pas më shumë se 20 vitesh: Nga Juventusi u largova prej

Para se të kalonte të Arsenali dhe të shndërrohej në një prej sulmuesve më të mëdhenj të historisë, Thierry Henry ka treguar pse u largua nga Juventusi dhe fajësoi një njeri të vetëm.

Francezi ishte një nga talentet më emocionues në botë kur iu bashkua Juves në janar 1999 nga Monaco.

Ai ishte një anësor në atë kohë dhe madje luajti si mbrojtës krahu. Megjithatë, ai nuk zuri dot vend në Itali dhe u largua nga bardhezinjtë për te Arsenali në gusht të të njëjtit vit dhe pjesa tjetër është histori.

Më pas ai do të bëhej një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë. Ndoshta, nëse ai do të kishte qëndruar te Juve, italianët do të kishin shijuar talentin e tij ashtu si tifozët e Arsenalit.

Por, makineria e golit tani ka zbuluar arsyen pse u largua nga Torino. Ai fajëson vetëm një njeri.

“Unë e kam dashur klubin dhe do të kisha qëndruar nëse nuk do të ishte për një person. Kam respekt të madh për futbollin italian, duke luajtur atje kuptova mentalitetin e lojtarëve. Unë jam i të njëjtit brez me kampionët, si Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso”, thotë ai për Football Italia. Media italiane hamendëson se njeriu për të cilin flet Henry është Luciano Moggi.

Juventusi ka reaguar duke e njohur talentin e francezit, por thotë se nuk ka asnjë garanci që të provojë se nëse do të qëndronte te Juventusi do të shndërrohej në sulmuesin që bëri historinë më pas.

“Henry u bë një nga sulmuesit më të mirë në botë, por ne gjithashtu bëmë përparim pasi ai u largua. Largimi i tij mund të mos kishte kuptim në atë kohë, por ne nuk vuajtëm dhe nuk ka asnjë garanci që ai do të kishte pasur të njëjtin sukses edhe te Juventusi”, thuhet në deklaratë.


Video