Tottenham nuk njeh humbje, Harry Kane ngjitet në podiumin e Premier League (VIDEO)

28 August 2022, 20:23Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tottenham nuk njeh humbje, Harry Kane ngjitet në podiumin e Premier League
Harry Kane

Tjetër fitore për Tottenham në Premier League. Ekipi i Antonio Contes mposhti 0-2 Nottingham Forest në transfertë falë dygolëshit të Harry Kane.

Harry Kane i dhuron fitoren dhe tre pikët skuadrës së Antonio Contes që nuk e njeh ende humbjen në kampionat pas 4 javëve të para.

Lajmi më i mirë i ditës për "Gjelat" është ngjitja e Kane në vendin e tretë të golashënuesve të Premier League me 187 gola duke lënë pas vetëm Andy Cole.

Përpara tij janë vetëm Wayne Rooney me 208 dhe Alan Shearer me 260. Kjo është humbja e dytë në kampionat për Nottingham Forest.


Video