Historike për Comon, skuadra e Fabregas siguron për herë të parë Europën

10 May 2026, 15:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Historike për Comon, skuadra e Fabregas siguron për herë të
Como

Como ka shkruar historinë duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, pas fitores 1-0 në stadiumin “Bentegodi” kundër Veronës.

Heroi i sfidës ishte sulmuesi Douvikas, i cili në minutën e 71-të mposhti portierin Montipo me një goditje të fuqishme me të djathtën.

Megjithëse Verona e nisi më mirë ndeshjen, lëvizjet taktike të trajnerit Cesc Fabregas në fillimin e pjesës së dytë ndryshuan rrjedhën e lojës, duke i dhënë ekipit larian agresivitetin e duhur.

Ky sukses vjen saktësisht dy vite pas rikthimit të klubit në Serinë A, duke shënuar një rritje galopante për projektin e Como-s.

Ndërsa Verona, tashmë e rënë nga kategoria, tentoi të reagonte deri në fund, por mbrojtja e miqve qëndroi solide për të mbrojtur rezultatin historik.

Festa shpërtheu në fundin e takimit, duke zyrtarizuar arritjen e parë europiane për klubin pas dekadash pritjeje.

Como aktualisht mban vendin e pestë me 65 pikë, vetëm dy pikë pas Milanit të vendit të katërt.


Video