PSG në finalen e Champions-it për të dytin vit radhazi, eliminohet Bayer Munich

6 Maj 2026, 23:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PSG në finalen e Champions-it

PSG ka siguruar kualifikimin në finalen e Champions League për të dytin vit radhazi, pas barazimit 1-1 në fushën e Bayern Munich.

Rezultati i përgjithshëm 6-5 në favor të francezëve u diktua nga suksesi në ndeshjen e parë dhe goli i shpejtë i Ousmane Dembele në minutën e 3-të të takimit të kthimit.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja palët dhe pritjeve vendimtare të portierëve Neuer e Safonov, gjermanët arritën të shënonin vetëm në sekondat e fundit me anë të Harry Kane.

Sfida u shoqërua me kontestime të forta nga kampi bavarez, të cilët kërkuan dy penallti për prekje të topit me dorë dhe një karton të kuq për mbrojtësin Mendes.

Arbitri nuk mori parasysh pretendimet e vendasve, duke lejuar vijimin e lojës në të gjitha rastet e dyshimta.

PSG do të luajë finalen e madhe kundër Arsenalit më 30 maj në Budapest.


Video