Interi, zyrtarisht kampion i Italisë: Fiton titullin e 21

3 Maj 2026, 22:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inter mund 2-0 Parmën dhe fiton zyrtarisht titullin kampion për sezonin 2025-2026. Ky është titulli i 21-të në historinë e Serie A për klubin zikaltër.

Përsa i përket takimit, rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Piotr Ziellinski, ishte Marcus Thuram i cili dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për zikaltrit. Henrikh Mkhitaryan i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, dyfishon shifrat për Interin në minutën e 80-të, pas asistit të Lautaro Martinez.

Rezultati final, 2-0 për Interin.


Video