Futbolli në zi, ndërron jetë parakohe ish-trajneri i Milanit dhe i disa ekipeve të njohura në Seria A

16 December 2022, 16:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futbolli në zi, ndërron jetë parakohe ish-trajneri i Milanit dhe
Sinisa Mihajlovic

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme nga një lajm i trishtë. Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur në Serie A, Sinisa Mihajlovic është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Ai nuk ka mundur të fitojë dot betejën më të rëndësishme në jetë, atë me sëmundjen e leuçemisë, duke mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte.

Trajneri serb ishte diagnostikuar në 13 korrik të 2019 me këtë sëmundje, Sinisa pas disa kohësh me trajtime ia doli të mbante larg sëmundjen, teksa në marsin e këtij viti njoftoi se ishte diagnostikuar sërish me leuçemi. Pas tre vitesh trajtim, një transplanti të palcës kurrizore dhe rikthimi në stolin e Bolognas, Sinisa hoqi dorë nga aktiviteti pak muaj më pas për t'u fokusuar te trajtimi.

Mediat në Itali njoftuan sot ne trajneri nuk ka mundur t'i bëjë ballë sëmundjes duke lënë pas gruan e tij Arianën, vajzat Viktorja dhe Virginia si edhe djemtë, Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolla. Në karrierën si futbollist Sinisa luajti për klube si: Roma, Sampdoria, Lazio dhe Inter. Gjithashtu, ai ka patur një karrierë edhe si trajner në Seria A, duke drejtuar disa ekipe të njohura, mes tyre dhe Milanin.


Video