VIDEO/ 14-vjeçari maroken shtypet me makinë nga një tifoz francez në përleshjet mes dy tifozerive

15 December 2022, 09:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ 14-vjeçari maroken shtypet me makinë nga një tifoz

Një 14-vjeçar maroken ka humbur jetën gjatë incidenteve mes tifozëve francez dhe atyre maroken në Francë pas bilbilit të fundit të gjysmëfinales të së mërkurës, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të skuadrës së Deschamps. 

Sipas prefektit të provincës Herault "një i ri u mor përpara me makinë me shpejtësi natën e së mërkurës nga një shofer në Montpellier. Ai ishte 14 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq pak kohë më vonë”.


Momenti i rrëmbimit të 14 -vjeçarit thuhet se është kapur ngakjo video më poshtë. Siç shihet në video, në makinë kishte një flamur francez, të cilin tifozët marokenë u përpoqën ta hiqnin me drejtuesin e mjetit që devijonte për të shpëtuar dhe më pas tërhiqte zvarrë 14-vjeçarin.


Video