Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Maroku largohet me kokën lart nga Kupa e Botës, pasi u mposht 2-0 nga Franca në gjysmëfinale, arritje kjo historike për të gjithë kontinentin afrikan.
Një nga më të mirët te marokenët ishte padyshim mesfushori Sofyane Amrabat, i cili luan me Fiorentinën në Itali dhe në këtë Kupë Bote ka rikuperuar plot 51 topa, më shumë se çdo futbollist afrikan.
Amrabat ka marrë edhe komplimentet e presidentit francez Emmanuel Macron që u vizitoi pas ndeshjes, duke pasur një motiv më shumë për t’u ndjerë krenar.
“Ke qenë mesfushori më i mirë i këtij Botërori”, i tha Macron mesfushorit maroken pas ndeshjes, teksa ata që mendojnë si presidenti francez janë të shumtë.