Forbes: 10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2024

18 Tetor 2024, 09:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Viti 2024 rezulton tepër fitimprurës për futbollistët më të njohur. 10 të parët e kësaj renditje i afrohen 1 miliard dollarëve përsa i përket të ardhurave sipas revistës Forbes.

Në krye është Cristiano Ronaldo me 285 milionë, ku pjesa më e madhe 220 milionë vijnë nga paga tek Al-Nassr, pjesa tjetër nga sponsori Nike. Pas portugezit është Lionel Messi me 135 milionë dollarë, nga të cilët 60 nga paga dhe 75 nga sponsorët.

Pas tyre vijnë Neymar dhe Karim Benzema, të dy nën kontratë me ekipe arabë. Të ardhurat e tyre i kalojnë 100 milionë dollarët.

Kylian Mbappe që kryesonte këtë renditje në 2022 me kalimin te Real Madrid shkon në 90 milionë dollarë.

Në top 10 janë edhe Erling Haaland, Vinicius Jr, Mohamed Salah, Sadio Mané dhe Kevin De Bruyne.

Kjo listë nxjerr në pah jo vetëm potencialin e madh ekonomik të futbollit modern, por edhe ndikimin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit

Video