Zbulohet plani i Barcelonës për të nënshkruar me Erling Haaland

16 Tetor 2024, 19:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erling Haaland

Barcelona po përgatitet të rihapë dyert e “Camp Nou”-t të rinovuar dhe me kapacitet për më shumë se 100 mijë tifozë.

Për këtë arsye, klubi katalanas dëshiron të ketë një festë të madhe me nënshkrimin e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.

Sipas “Daily Mail”, presidenti i klubit, Joan Laporta, është i vendosur ta bëjë Haaland-in yllin e ri të skuadrës, pavarësisht kufizimeve financiare me të cilat po përballet Barça.

Sulmuesi i Manchester City-t e ka nisur sezonin në mënyrë spektakolare, duke grumbulluar 11 gola në vetëm 10 ndeshje.

Edhe pse kontrata e tij me skuadrën angleze skadon në vitin 2027, ambicia e Barcelonës për ta tërhequr atë në Katalonjë është e madhe pavarësisht faktit se në vitin 2022 Haaland-i vendosi të nënshkruajë për City-n në vend që të bashkohej me blaugranat.

Laporta ka mbajtur marrëdhënie të ngushtë me rrethin e ngushtë të lojtarit, gjë që mund të lehtësojë negociatat. Në veçanti, marrëdhënia e mirë që ai mban me Rafaela Pimenta, agjentja e Haaland-it, shihet si një kartë kyçe në aspiratat e Barçës.

Laporta tentoi të nënshkruante me yllin norvegjez kur ai luante për Borussia Dortmundi-n dhe ende nuk ka hequr dorë nga mundësia për të parë norvegjezin në Barça.

Rihapja e “Camp Nou”-t do të jetë një ngjarje simbolike për Barcelonën dhe Laporta dëshiron që Haaland-i të udhëheqë një epokë të re të artë për klubin, duke e bërë skuadrën të rifitojë statusin e saj ndër më të mirat në Europë.

Video