VIDEO/ Lionel Messi FENOMENAL me Argjentinën!

16 October 2024, 10:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Lionel Messi FENOMENAL me Argjentinën!
Lionel Mesi

Kombëtaret e Amerikës Latine kanë luajtur ndeshjet e dhjeta kualifikuese në Kupën e Botës 2026.

Argjentina shkatërroi Bolivinë me shifrat e thella 6-0, ku kapiteni Lionel Mesi shkëlqeu me tripletë dhe dy asiste. 

Pas 19 minutash lojë Mesi zhbllokoi shifrat, teksa brenda pjesës së parë asistoi dy herë për Lautaron dhe Alvarez, me kampionët e Botës që e mbyllën 3-0 pjesën e parë.

Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë, fillimisht me Almada dhe më pas në minutat 84-të dhe 86-të “Pleshti” shënoi dy golat e tjerë.

Ndërkohë Brazili fitoi 4-0 me Perunë falë dopietës së Rafinjës dhe golave të Pereira dhe Luis Henrike.

Rezuletatet e ndeshjeve:

Argjentina 6-0 Bolivia

Brazil 4-0 Peru

Paraguaj 2-1 Venezuela

Uruguai 0-0 Ekuador

Renditja:

VIDEO/ Lionel Messi FENOMENAL me Argjentinën!


Video