Europa League: United fiton bindshëm, Juves i mjafton magjia e Di Marias. Roma feston me Kumbullën

9 March 2023, 23:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Europa League: United fiton bindshëm, Juves i mjafton magjia e Di Marias.
United fiton bindshëm, Juves i mjafton magjia e Di Marias

Nata e Europa League nuk ka shfaqur surpriza të mëdha dhe kryesisht ekipet e mëdha kanë shfrytëzuar efektin e fushës.

Roma fitoi në Olimpico me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të El Sharawi dhe shqiptarit Marash Kumbulla në fundin e ndeshjes.

Bayer Leverkusen fitoi me të njëjtin rezultat ndaj hungarezëve të Ferencvaros, ndërkohë që bashkëkombësit e Union Berlinit nuk shkuan më tej se një 3-3 spektakolar me Unionin belg, atë të St. Gilloise.

Pas turpit me Liverpul, Manchester United merr veten duke fituar lehtësisht 4-1 ndaj spanjollëve të Betis.

Juventusit i mjaftoi një gol i gol i Di Maria për të mposhtur Friburgun, ndërkohë që Sporting Lisbona dhe Arsenal barazuan 2-2.

Barazim 1-1 edhe për Shaktiarin ukrainas kundër Feyenordit finalist në edicionin e Conference League që u zhvillua në Tiranë, ndërkohë që mbyll përmblidhen fitorja e qartë e Sevilla ndaj Fenerbahce, me spanjollët që triumfin final në këtë turne e kanë tmerrësisht të shpeshtë.


Video