PSG e pëson sërish nga Bayerni i Mynihut që në 180 minuta meritoi kualifikimin në çerekfinale duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0 pas fitores tjetër në “Mundhen Arena” dy javë më pas, këtë herë me golat e Choupo-Moting dhe Gnabry.
Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë kur Verrati fali një top që ia rrëmbeu Goretzka dhe me një pasim të artë për sulmuesin kamerunas zhbllokoi ndeshjen.
Shuplakë nga e cila PSG nuk e mori më veten duke mos bërë asgjë për ta rihapur ndeshjen madje në fund pranoi disfatën me një gol tjetër të pësuar nga Gnabry.
Dy yjet e ekipit francez, Messi dhe Mbappe nuk lanë asnjë gjurmë në fushë.
Champions League përshëndetet nga dy yjet e botërorit, ndërsa Bayern Munchen siguroin çerekfinalen e radhës me objektiv suksesin pas 3 vitesh mungesë pasi të fundit trofe gjermanët e fituan pikërisht në finalen me PSG në vitin e pandemisë 2020.