Milan barazon në Londër dhe rikthehet në çerekfinalet e Champions pas 11 vitesh

8 March 2023, 23:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan barazon në Londër dhe rikthehet në çerekfinalet e
Leao ne nje aksion

Pas plot 11 vitesh, Milan kthehet në tetë klubet më të mira të Europës.

90 minutat e Londrës nuk rezultuan dhe aq të frikshme sa kërcënuan t’i bënin lojtarët e Tottenham që goditën kuadratin vetëm një herë në të gjithë ndeshjen, duke iu dorëzuar kamionëve të Italisë, një skuadër e superorganizuar në fushën e lojës, duke mos lënë asnjë hapësirë ndërsa dalja e Romeros në pjesën e dytë e bëri edhe më të thjeshtë për skuadrën nga Milano.

180 minuta që në total i japin të drejtë ekipit kuqezi që rikthehet pas 11 vitesh kur mundën Arsenalin në sezonin 2011-2012. Një përjetësi për skuadrën italiane e mësuar me kompeticionin që e ka fituar plot 7 herë në historinë e saj.

Me barazimin pa gola, Antonio Conte largohet me kokën ulur nga kjo përballje e dyfishtë duke i lënë rrugë të lirë Stefano Piolit dhe bandës së tij që duhet të presin 15 marsin për të mësuar emrin e kundërshtarit të radhës.


Video