Holanda është gjysmëfinalistja e fundit e Euro 2024.
"Tulipanët" fituan 2-1 me përmbysje kundër Turqisë dhe tanimë gjejnë Anglinë në fazën e radhës.
Ndeshja për portokallinjtë u përmbys nga de Vrij dhe autogoli i Muldur në minutat 70 dhe 76, teksa në pjesën e parë për turqit shënoi Akaydin.
Ndeshja në Berlin nisi më mirë për turqit që ishin më kërkues dhe u shpërblyen në minutën e 35-të me golin e Akaydin për avantazhin momental.
Në fraksionin e dytë të besuarit e Koeman nuk u pajtuan me rezultatin dhe kërkuan me ngulm golin.
Barazimi do vinte në minutën e 70-të me de Vrij, i cili pas krosimit të Depay nuk gaboi me kokë dhe përshëndeti rrjetën. Pas barazimit Hokanda fitoi besim dhe në minutën e 76-të "vrau" shpresën e Turqisë për surprizën.
Duhej autogoli i Muldur që Holanda të fitonte 2-1 me përmbsyje dhe të mërkurën në 21:00 në Munich do ketë përballë Anglinë në një gjysmëfinale që premton spektakël.
Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Berëëijn, Depay, Gakpo.
Turqia: Gonuk, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Ozcan, Ayhan, Calhanoglu, Yilmaz, Yildiz, Guler.