Gara për gjysmëfinalisten e tretë, dalin formacionet zyrtare të Angli-Zvicër

6 Korrik 2024, 17:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Anglia dhe Zvicra masin forcat në sfidën e tretë çerekfinale, me të dyja skuadrat që duan të avancojnë për më tej.

“Tre Luanët”, edhe pse shihen si pretendent të këtij turneu, nuk kanë dhënë atë që të gjithë priteshin, teksa të besuarit e Southgate do të përpiqen të kalojnë një tjetër provë të vështirë.

Nga ana tjetër, Xhaka me shokë do të kërkojnë të përsërisin suksesin që arritën përballë Italisë në fazën e 1/8-ave dhe të tregojnë se janë ata surpriza e këtij Europiani.

Gara për gjysmëfinalisten e tretë, dalin formacionet zyrtare

Video