Etapa e dytë e Giro D’Italia, çiklisti britanik triumfon në Tiranë

10 Maj 2025, 18:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në një garë të shpejtë dhe të tensionuar, Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) ka triumfuar në etapën e dytë të Giro d’Italia, një kronometër 13.7 km që u zhvillua në Tiranë.

Britaniku 21-vjeçar ka regjistruar kohën më të shpejtë, duke lënë pas rivalët e tij të mëdhenj.

Tarling ka shfrytëzuar perfekt terrenin e sheshtë dhe të shpejtë të Tiranës, duke arritur një shpejtësi mesatare prej 56.671 km/h, një arritje e jashtëzakonshme për një garë të tillë.

Ai ka kaluar me 13 sekonda Bissegger dhe me 18 sekonda Poga?ar, dy nga favoritët kryesorë për fitimin e garës.

Me këtë fitore, Tarling ka marrë drejtimin e klasifikimit të përgjithshëm dhe është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë edicion të Giro d’Italia. Ai ka shprehur se ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tij dhe për të kontribuar në suksesin e ekipit Ineos Grenadiers

Video