
Skandali me rafinerinë e naftës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kuru...
12 Qershor, 13:47Fokus
Danezi Mads Pedersen ishte triumfatori i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe u mbyll në Tiranë.
Vetëm 2 kilometra nga finishi ndodhi një incident ku tre çiklistë u rrëzuan.
Çiklisti spanjoll Landa humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.
Pas tij u rrëzuan edhe dy të tjerë, por fatmirësisht pa lëndime.
Landa u transportua menjëherë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Gara do të vazhdojë me dy etapat e radhës, një në Tiranë të shtunën dhe të dielën në Vlorë.