Nga Elon Musk te Richard Grenell, VOA: Këta mund të jenë emrat e...
8 Nëntor, 20:01Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht presidentin e Federatës së Futbollit, Muamed Sejdini.
Sipas Alsat.mk, e cila citon zëdhënësin e Federatës, thuhet se ngjarja ka ndodhur në një restorant të quajtur “Ballkanika Rustikana” në Shkupi. “Duke dalë nga restoranti pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij”.
Ngjarja e rëndë është e paqartë se pse ka ndodhur deri tani, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Nën drejtimin e Sejdinit, futbolli në Maqedoninë e Veriut ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, megjithatë shpesh ka zëra kundër tij në krye të federatës.